http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkë me dëborën e parë, fshati Dardhë në Korçë zbulon një joshje të re. Në këto ditë para dhjetori, ski-pista është e mbushur me frekuentues. Mes vizitorëve ka nga ata që për herë të parë provojnë emocionet e rrëshqitjes me ski. Herta Pataj dhe Luka Zyberaj janë nga kryeqyteti. Ato kanë ardhur në Dardhë bashkë me prindërit. Tedi Trebicka, nga Korça, thotë se vetëm kohët e fundit ka filluar të shijojë sportin e skive. Sokrat Tasha, në moshën 4-vjeçare ka rrëshqitur për herë të parë dhe kur ishte 9 vjeç ka dalë kampion kombëtar për moshat. Kësaj radhe kërkon titullin me te rriturit. Për t'u krijuar kushte vajzave të tij, por shumë më tepër ekipit të skive të Skënderbeut, Thoma Tasho ka marrë përsipër ngritjen e kësaj ski-piste, e vetmja në vendin tonë. Dardha në çdo stinë mbetet e bukur. Në dimër e mbuluar nga bardhësia, sigurisht shumë më tepër, pasi të apasionuarit e skive, duket se shkrijnë akullin dhe acarin e temperaturave të ulëta.