Duke dhënë mesazhin "Bëjeni zero numrin e personave me HIV-AIDS ,numrin e vdekjeve, diskriminimin ndaj të infektuarve", ka filluar prej ditës së shtunë, në Greqi, një fushatë nëpërmjet mediave sociale dhe shpërndarjes falas të prezervativëve dhe broshurave me udhëzime përkatëse, për përballimin e rritjes dramatike të personave të infektuar në 4 vitet e fundit.