Çlirimi, 28 apo 29, data ndan shqiptarët - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur partizanët çliruan Shkodrën dhe bashkë me të gjithë Shqipërinë në ditët e fundit të nëntorit të ftohtë 1944, me siguri nuk e kishin menduar se sot pas afro 7 dekadash pasardhësit e tyre nuk do të binin dakord, nëse gjermanët u përzunë me luftë nga vendi ynë me 28 apo 29 nëntor. Debati për këtë datë nuk ka për bazë dokumente historike më shumë sesa qëndrime politike, të cilat dolën hapur pas ndryshimeve demokratike, ku qeveria e djathtë caktoi si datë të çlirimit 28 nëntorin. Por në këto debate, vit pas viti pozicionohen edhe historianët, ndërsa pasardhësit e partizanëve fatkeqësisht janë të ndarë mes tyre në nderimin që u bëjnë luftëtarëve për liri. Agron Lluka, është i biri i komandantit të nacionalçlirimtares në Shkodër, Gjovalin Lukës, që udhëhoqi trupat tona në betejën për qytetin. Studiuesi i historisë sjell dëshmi të kohës që sipas tij vërtetojnë tezen e çlirimit të Shkodrës më 29 nëntor. Por një mendim tjetër ka historian tjetër në Shkodër, Bajram Xhafa. I pyetur nga Vizion Plus ai thotë se Enver Hoxha e caktoi vetë fillimisht datën e çlirimit më 28 nëntor, si një përkim historik me pavarësinë e vendit, ndërsa më vonë e ndryshoi për shkak të lidhjeve politike me Serbinë. Sot e kësaj dite, çlirimi është një datë që më shumë i ndan sesa i bashkon shqiptarët, edhe pse shumica prej nesh më shumë se çlirimin, sikurse ndodh në gjithë botën, feston ditën e pavarësisë.

Share This Video


Download

  
Report form