Sa prej jush janë nostalgjikë për ditën e parë të shkollës? Po për mësuesen e klasës së parë? Lorna, Ersilda dhe Arjela, dikur nxënëse të shkollës "Sabaudin Gabrani" dhe tashmë studente, jo vetëm që e mbajnë mend mirë mësuesen e tyre të fillores, por madje dhe shkojnë ta vizitojnë atë herë pas here.