http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tiranës i rikthehet "Nata e bardhë", këtë herë e shndërruar në mbrëmje kulturore. Teksa bashkia e kryeqytetit tashme prej dy vjetësh nuk e organizon më këtë festë, që përkon me 29 nëntorin, ditën e çlirimit, qeveria e re, përmes ministrisë së Kulturës ka publikuar axhendën e festimeve. Mirela Kumbaro shpalosi një natë me ekspozita, teatër, filma apo performancë të ndryshme falas. Por, axhendave të ndara të qeverisë dhe bashkisë i shtohen edhe festimet e 28 nëntorit. Ministria e Kulturës konfirmoi zhvillimin e një protokolli festimesh në qytetin e Vlorës, ndërsa demokratet si përherë aktivitetet i kanë përqendruar vetëm në 28 nëntor, ku Bashkia e Tiranës ka publikuar një axhendë festimesh. Fotografitë e 40 firmetarëve të deklaratës së pavarësisë i janë dhuruar Muzeut Kombëtar nga koleksionisti Niko Kotherja. Katër prej tyre, imazhi i Dhimitër Beratit, Nuri Sojliut, Dhimitër Emanoilit dhe Xhemal Deliallisit publikohen për herë të parë, si fotografi të panjohura me herët. Një vit më parë, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, imazhet e firmëtarëve të aktit më të rëndësisheëm të vendit u ekspozuan në Kuvendin e Shqipërisë, të pikturuara nga Arben Morina, bazuar pikërisht në këtë koleksion.