http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në pallatin e Kulturës "Haki Stërmilli" në Peshkopi u zhvillua edicioni i 19të i Odës Dibrane, një manifestim kulturor që solli në skenë performancën e 15 grupeve nga të gjitha trevat shqipfolëse. Për dy ditë me radhë në këtë skenë, qindra artistë sollën për publikun dibran folklorin, traditat, ritet, alegorinë dhe lojërat popullore të trevave nga vinin. E veçanta e këtij festivali, të kthyer në një traditë dhe më jetëgjati në Shqipëri, është folklori i pastër ku nuk lejohet kënga dhe vallja e përpunuar dhe plejbeku. Oda Dibrane simbolizon në gjuhen popullore odën e pritjes së mikut, simbolin e vatrës, besës dhe bujarisë e qëndresës shqiptare ku shpalosej mençuria e këtij populli, ku festohej e merreshin vendime për fatet e popullit, ku kumbonte kënga e nisej gjëma apo pritej e përcillej miku i shtëpisë.