http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Situatat e veshtira ne periudhen e dimrit qe raportohen cdo vit nga mediat dhe emergjencat civile u vune ne krye te listes se prioriteteve nga Ministri i Brendshem Sajmir Tahiri i cili ne 29 tetor ne nje raportim para Komisionit te Sigurise, ngriti alarmin se Qeveria ndodhet ne kushte te veshtira per te perballuar situaten e emergjencave civileKemi vetem 570 dollare dhe 5 makina pa shofere. Por duket se shqetesimi i Ministrit per Emergjencat Civile ka kaluar ne plan te dyte dhe Ministria e Brendshme eshte fokusuar tek imazhi dhe ka gjetur kohe edhe per te bere shfaqje ne panair. Makinat qe jane blere ne fund te mandatit te Qeverise Berisha e qe Ministri deklaroi se nuk kane shofer jane ekspozuar gjithe pompozitet para Pallatit te Kongreseve; makina moderne ende pa targa qe nuk jane perdorur asnjehere edhe pse Shqiperia perballet cdo dite me situata te veshtira. Ndersa kane filluar rreshjet e bores ne veri te vendit, rreshjet e shiut po permbytin qytetet pa lene menjane edhe rreshqitjet e dheut qe bllokojne akset rrugore, Ministria e Brendshme ka vendosur qe per 4 dite te perdore makinerite me te mira te saj ne kete panair, ne vend qe te jete ne gjendje gadishmerie per tu ardhur ne ndihme qytetareve.