Kohë e keqe në Durrës dhe Vlorë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reshjet e dendura të shiut si dhe era e forte kanë pezulluar përkohësisht punën në portin e Durrësit. Për shkak të forcës së detit dhe erës kapitaneria e portit ka urdhëruar ndalimin e lundrimit për mjetet e tonazhit të ulët dhe të mesëm. Burime nga kapitaneria e portit kanë bërë të ditur se mjetet e peshkimit nuk mund të dalin në det me këtë situatë, pasi forca e detit është regjistruar 5 ballë me drejtim jug-jugperëndim. Për këtë arsye edhe dy tragetet e nisur nga porti i Barit kanë mbërritur me vonesë paraditen e sotme, ndërsa trageti i nisur nga porti i Ankonës mbrëmjen e djeshme pritet të mbërrijë gjatë pasdites me tre orë vonesë. Në kalatat e tjera të portit nuk është duke u përpunuar asnjë anije, deri në përmirësimin e kushteve atmosferike. Ndërkohë, moti i keq me erëra të forta deri në 60 km në ore solli probleme me furnizimin me energji, bllokim të trafikut detar si dhe përmbytje në rrugët e qytetit të Vlorës. Trageti i pasagjerëve mbërriti disa orë me vonesë ndërsa sipas kapitanerisë nuk do të lejohet të lundrojë drejt Italisë deri në përmirësimin e kushteve të motit. Për shkak të shirave të shumtë, policia rrugore në Vlorë këshillon drejtuesit e automjeteve që të kenë kujdes në rrugën nacionale përgjatë bregut, sidomos në Llogora ka erë, mjegull dhe shi të dendur. Ndërsa shirat e rënë në qytet kanë vështirësuar qarkullimin e makinave dhe lëvizjen e qytetarëve. Shirat e rrëmbyeshme dhe me intensitet gjatë gjithë mëngjesit dhe ditës bënë që të bllokohen disa kanalizime, ndërsa hidrovori i qytetit është në gjendje pune.

Share This Video


Download

  
Report form