Gati për reformën zgjedhore - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
5 muaj pas zgjedhjeve parlamentare, vizita e shefes se misionit te ODIHR për këtë proces, Conny Mccormak, ka risjelle ne vëmendjen e klasës politike nevojën e një reforme te re zgjedhore. Mazhoranca dhe opozita bien dakord për nisjen sa me shpejt te amendimit te ligjit elektoral ne mënyrë qe t'i jepet kohe diskutimeve dhe pastaj zbatimit te tij. Por edhe pse puna për ndryshimin e Kodit Zgjedhor ende nuk ka nisur, duket se diferencat mes mazhorances dhe opozitës do te jene te forta ashtu siç ka ndodhur sa here qe ka patur reforma zgjedhore ne Shqipëri. Partia Socialiste është me e qete dhe nuk preferon te komentoje çështje te veçanta se ku do te përqendrohet reforma, ndërkohë qe opozita këmbëngul adresimin e dy çështjeve, Lezhës ku deformimi i votës rrezikoi një mandate te PD dhe rastin e fundit ne Korçe ku sipas opozitës votat u blenë. Me një KQZ qe prej 7 muajsh funksionon ne mënyre gjysmake, është e pritshme qe beteja me e forte politike te përqendrohet tek riformatimi i këtij institucioni dhe për ne këtë rast duket se PD do te luftoje për ruajtjen e formatit aktual qe është ndërtuar mbi bazën e balancimit politik.

Share This Video


Download

  
Report form