http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zgjedhjet lokale në Kosovë dhe zbatimi në terren i marrëveshjes Prishtinë-Beograd janë në fokus të raportit tremujor të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon, në Këshillin E Sigurimit. Në këtë dokument 17 faqesh theksohet se situata e sigurisë "në Kosovë ka mbetur në përgjithësi e qetë, me incidente të herë pas hershme të raportuara në hapësirat e përziera etnike". Megjithatë, evidenton dokumenti, të gjitha palët duhet të tregojnë se janë të përkushtuara për parandalimin e tensioneve në terren. Në raport shprehet shqetësimi lidhur me pritën që i është bërë efektivëve të Eulex-it, më 19 shtator, që ka rezultuar me vdekjen e oficerit doganor të këtij misioni. Në këtë seancë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të dyja shtetet përfaqësohen në nivelin më të lartë nga kryeministrat Thaçi e Daçiç, të cilët prej disa muajsh janë pjesë e një dialogu të përbashkët në Bruksel, nën ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të BE-së Catherine Ashton.