Me motin e paqëndrueshëm dhe me shi, Partia Demokratike e Lulzim Bashës nuk pati dhe aq fat me protestën e parë që zhvilloi si opozita e qeverisë së Edi Ramës. Megjithatë, reshjet nuk ndryshuan aspak axhendën e protestës përballë godinës së Këshillit të Ministrave, ku Partia Demokratike ngriti zërin kundër blerjes së votës, si fenomeni më i rrezikshëm për demokracinë.