http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Violeta Ropi është 82 vjeçe dhe banon në lagjen 1 të qytetit të Korçës. Ajo ka më shumë se 60 vite e martuar në këtë qytet, dhe në gjithë këto vite punën e parë që bën është pastrimi i rrugicës ku banon; punë që në fakt e bëjnë të gjitha gratë korçare të moshës së saj dhe pak më të reja se ato. Madje, 82-vjeçarja del për të pastruar rrugicën e saj edhe në kushte kur ajo vetë ka nevojë për mbështetje pasi ka një frakturë në këmbë, duke treguar kështu se e ka të pamundur ta shikojë rrugicën e papastër. Ajo tregon se gjithnjë, përpara se të shkonte në punë pastronte rrugicën, sepse kjo është tradita e këtij qyteti. Kësaj tradite i janë bashkuar ditën e sotme një grup të rinjsh nga shumë qytete të tjera të vendit në kuadër të lëvizjes "Të pastrojmë Shqipërinë", lëvizje kjo që pritet të ketë kulmin e vet me datën 22 nëntor. Të rinjtë kanë kontaktuar shumë nxënës dhe studentë të qytetit të Korçës, të cilëve iu kanë kërkuar të kujdesen për pastërtinë e qytetit të tyre; qytet që për hir të së vërtetës mbetet nga më të pastrit në vend.