http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nuk do të jenë vetëm ministritë që do të auditohen lidhur me borxhet që shteti i ka bizneseve private, por edhe entet e tjera publike. Ky fakt do të nxjerrë në pah detyrimet reale të qeverisë. Lajmi behet publike nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj, i cili në një konference të kontabilisteve, shkoi më tej duke thënë se nëpërmjet një nisme të re, çdo biznes që do të marrë kredi, bilanci i tij do të jetë i unifikuar si një bankë edhe në tatime. Gjatë konferencës me eksperte kontabiliste vendas dhe të huaj, ministri i Financave, Shkëlqim Cani, u ndal tek rishikimi ligjor, me qellim forcimin e mbikëqyrjes publike. Nga ana tjetër vetë kontabilistet kërkojnë që puna e tyre të jetë një vlerë e shtuar dhe ky fakt arrihet nëpërmjet shmangies së boshllëqeve ligjore. Puna me dy bilance e kompanive është një fenomen i cili ndikon negativisht duke rritur evazionin fiskal, ndaj shmangja e këtij fenomeni është një sfidë më vete për ekonominë tonë.