Presidenti Papulias shmang përgjigjet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy presidentët, zoti Bujar Nishani dhe homologu grek Karolos Papulias kanë vlerësuar pozitivisht marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës zyrtare, kane theksuar rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik, ndërkohë që kreu i shtetit helen ka premtuar mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE, veçanërisht kur Greqia të marrë presidencën e radhës. Por çështjet më të rëndësishme për palën shqiptare si ligji i luftës apo çështja e toponimeve kanë mbetur pa përgjigje në deklaratën zyrtare që shënoi mbylljen e takimit "Kërkova që Parlamenti Grek të shfuqizojë Ligjin grek të Luftës, akoma në fuqi, dhe që mban në sekuestro konservative pasuritë e shtetasve shqiptarë në Greqi, si edhe abrogimin e të gjitha ligjeve që rrjedhin prej tij dhe që janë në kundërshtim me nenin 15-të të Traktatit të Miqësisë. Shpreha shqetësimin për moszgjidhjen ende të çështjes së toponimeve, e cila po bëhet pengesë për lëvizjen e lirë dhe shërbime që lidhen me legalizimin e dokumenteve të tjera. Delimitimi detar midis dy vendeve mbetet një çështje për tu zgjidhur", tha zoti Nishani. Pa koment nga kreu i shtetit grek është lënë edhe kërkesa e presidentit shqiptar që Athina ta njohë pavarësinë e Kosovës. Gjate vizitës në Tiranë, presidenti grek ka zhvilluar takime edhe me kryetarin e kuvendit Ilir Meta, si dhe me kryeministrin Edi Rama.

Share This Video


Download

  
Report form