Korçë, emigrantja ndihmon financiarisht të sëmuren - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky apel i pensionistes Shpresa Metko nga Korça, nëpërmjet kamerës së Vizion Plus ka prekur një grua korçare me banim në Selanik, e cila vendosi që t'i paguajë asaj shpenzimet për të bërë skanerin. Llarisa Mitrushi jeton prej vitesh në emigracion në Greqi, por bashkë me një grup shqiptarësh atje ndihmojnë bashkatdhetarë për probleme të ndryshme shëndetësore. Ajo ka shkuar direkt në spital për të kontaktuar të moshuarën, por pasi ka mësuar se në pamundësi për të bërë skanerin edhe në klinikat private, është nisur për në shtëpinë e saj në periferi të qytetit juglindor. Lajmin se Llarisa do ta ndihmojë për ta bërë skanerin në një klinikë private e pret shumë e emocionuar. Ndërsa kjo grua në emigracion premton se bashkë me bashkatdhetarë të tjerë do të përpiqet të kontribuojë financiarisht për riparimin e defektit të skanerit të spitalit, që thuajse nuk punon prej 4 vjetësh. Në spital ka ende pacientë që nuk e marrin dot shërbimin që u nevojitet dhe e kanë të pamundur përballimin e shpenzimeve në klinikat private.

Share This Video


Download

  
Report form