http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
"Ndodhemi në zonën e ish-bllokut në rrugën "Ibrahim Rugova", siç dihet një pjesë e mirë e gjyqtarëve jetojnë në këtë zonë, le të shohim sa kohë do të na duhet për të shkuar deri në Gjykatën e Lartë". Për të qarkulluar në kryeqytet distanca mes Gjykatës Kushtetuese apo asaj të Lartë nuk është më shumë se një kilometër nëse bëhet krahasimi edhe me periferinë e Tiranës, pavarësisht kësaj, një gjyqtar që punon në njërën prej këtyre institucioneve përfiton 150 litra karburant në muaj. Shkurtimi i shpenzimeve të buxhetit është diskutuar edhe në Komisionin e Ekonomisë, ku mazhoranca kaloi propozimet e ministrisë së financave për uljen e sasisë së parave që i vihet në dispozicion deputetëve, zv/ministrave dhe disa funksionarëve të tjerë. Përfitimi që do të ketë buxheti i shtetit është 167 milion lekë. Një rast i veçantë ku nuk shpenzohen paratë e vëna në dispozicion për transportin, vjen nga deputeti socialist Besnik Bare. Ai thotë se zona e tij elektorale është Tirana ndaj nuk i nevojitet makina. Shkurtimi i shpenzimeve për transportin e zyrtarëve nuk ka prekur një sërë institucionesh të tjera siç janë gjykatat, prokuroria apo drejtuesin e tatimeve dhe atë ta doganave. Në vitin 2009, qeveria Berisha propozoi heqjen e makinave për gjyqtarët, njëkohësisht me heqjen e automjeteve edhe për deputetët, por pasi kjo çështje u morr në shqyrtim në kushtetuese, ajo e rrezoi me argumentin se po prekeshin kompetencat e një institucioni të pavarur.