http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto janë 62 votat pro që rikonfirmuan si kryetar të këshillit të qarkut në Fier Vangjel Ndreken, i zgjedhur në këtë post më 21 shtator të vitit 2011. Këshilli i qarkut, pas më shumë se dy vjet debatesh politike, e që përfunduan deri në kancelaritë europiane dhe u vendosën si kusht nga PS për dhënien e konsensusit për integrimin e vendit, është mbledhur sërish në të njëjtën sallë, me praninë e shumicës së anëtarëve. Pas ndryshimit të balancave të pushtetit, votat e LSI deri dje në favor të demokratit Artur Shehu, i cili qëndroi në këtë post për afro dy vjet, kanë kaluar në favor të kryetarit të konfirmuar socialist Vangjel Ndreka. Deputeti i LSI në qarkun Fier, Petrit Vasili pohon se kjo është një lëvizje normale në demokraci dhe politikë. Kryebashkiaku Baftjar Zeqaj, si përfaqësues i PS në këtë këshill qarku, pohon se u rivendos ligjshmëria dhe drejtësia. Ne mbledhjen e kësaj të hëne, pas rishqyrtimit të mandateve nga komisioni i verifikimit, u votua edhe për nënkryetaren e këshillit Lindita Buxheli, shkarkimin e sekretarit të këshillit Gjergj Janku dhe riemërimin e zotit Qerim Ismaili në këtë post. Artur Shehu i PD e ka kundërshtuar sërish këtë zgjedhje të kreut të ti të këshillit të qarkut. Ndërkohë, odisea sa teknike dhe politike për këtë çështje nisi me akuzën e demokratëve për zgjedhjen e kreut të këtij institucioni, e cila përfundoi deri në dyert e gjykatave dhe më pas edhe në tryezat e politikës në Tiranë e madje dhe në Bruksel.