Pse duhet një kupon tatimor - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 8

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është një nga mënyrat që tatimet kanë zgjedhur për të sensibilizuar qytetarët për marrjen e kuponit tatimor. Ka dhjetë vjet që qeveritë shqiptare kanë miratuar ligjin, i cili detyron çdo biznes që pas shitjes së mallit të japë faturën fiskale, por ende dhe sot evazioni që biznesi bën në këtë fushë është në nivele të larta. Megjithëse nuk ka matje të sakta se sa është dëmi që i krijohet buxhetit të shtetit nga mos arkëtimi i tatimit mbi vlerën e shtuar, administrata tatimore ka vendosur për herë të parë të bindë qytetarët përmes kësaj fushate. Ekspertët thonë se përveç pjesës së informimit të qytetarëve, tatimet duhet që të rritin kontrollet në bizneset që janë përdorues të kasave fiskale. Gjoba që parashikon ligji për një individ që ka blerë një mall pa faturën e TVSH-së është fikse 1 mijë lek, pavarësisht nëse ka blerë një kile fruta apo ka arreduar shtëpinë. Por sa të ndërgjegjshëm janë qytetarët për marrjen e kuponit tatimor? Gjobat për bizneset që nuk presin faturën e shitjes në kasa fiskale varion nga 100 deri në 500 mijë lek. Por pavarësisht penaliteteve ne të gjithë e dimë se jo gjithmonë e marrim këtë kupon. Deri tani 75 mijë sipërmarrje përdorin kasën tatimore, por ka një numër të madh ndërmarrjesh të paregjistruara, shitësish ambulantë apo dhe biznese të vogla që nuk të janë pajisur me kasë.

Share This Video


Download

  
Report form