Kancerin e gjirit prek edhe 20 vjecaret - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne bote çdo 75 sekonda, një grua humb jetën nga kanceri i gjirit. Për fat te mire kjo nuk i ndodhi kësaj 64-vjeçareje nga Durrësi, qe e fitoi betejën me kancerin. Shpresa Ndoi na tregon se u prek nga sëmundja pese vjet me pare, por nga frika dhe turpi e mbarti sëmundjen për një vit rresht ne trup pa ja treguar askujt. Shpresa është vetëm një nga 700 gratë shqiptare qe bëhen çdo vit strehe e kancerit te gjirit. Kjo sëmundje është përgjegjësja numër dy e vdekjeve ne Shqipëri edhe pse mund te luftohet, duke u parandaluar. Mjekja Dhurata Tarifa na tregon shkaqet e sëmundjes qe po prek ne mase 20 vjeçaret. 75% e te prekurave nga kanceri i gjirit, diagnostikohen ne stadin e fundit te sëmundjes pa shpresa per jetën. Një krahasim i thjeshte bën edhe diferencën e ndërgjegjësimit te grave ne vendin tone ndaj kësaj sëmundjeje. Nëse ne Amerike 41% e grave te sëmura e kapin kancerin ne stadin e pare, tërësisht te shërueshëm, ne Shqipëri kjo shifër është vetëm 5%. Çdo grua është potencialisht e rrezikuar për t'u prekur nga kanceri i gjirit. Per këtë arsye dhe për eksperienca te afërta familjare me kancerin e gjirit, ne ditën ndërkombëtare te tij politikanet nuk bene premtime, por lexuan fjalime njerëzore.

Share This Video


Download

  
Report form