Borxhet, skenar për shlyerjen - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një nga skenarët kryesorë që Ministria e Financave po diskuton për shlyerjen e borxheve ndaj firmave private është pagesa direkt ne banka e kredive që disa kompani kanë marrë për të kryer punët publike. Kështu kryeministria ka mbledhur grupin e punës që do të merret me procedurat, dhe pas disa ditëve do të dilet me një vendim. Mësohet se kanë qënë vetë bizneset të cilat kanë bërë këtë propozim, pasi njjë pjesë e tyre kërkojnë që jo vetëm të kthehen paratë, por dhe interesat e mbledhura në vite. Gjergj Buxhuku, administratori i Konfindustria-s thotë se interesat do të kërkohen edhe për vonesat që ka patur rimbursimi i TVSH-së. Deri tani janë 20 firma ndërtimi të cilat ndodhen në vështirësi financiare për shkak se për realizimin e një pjese të punimeve të kryera për llogari të shtetit kanë marrë kredi bankare. Nga ana tjetër dhe qeveria duke i dhëne një impuls bankave synon te ringjalle e kredidhenies ne vend. Kjo është dita e dytë që ministria e financave I ka ftuar bizneset që të deklarojnë online pretendimet që kanë për borxhet e prapambetura dhe për 30 orë kanë qenë 40 deklarime të hedhura nga bizneset.

Share This Video


Download

  
Report form