Merkato e fundit në Kuvend - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Luan Duzha është deputeti i 84-rt për mazhorancën, numri i artë për votimin e ligjeve më shumicë të cilësuar. Nisma e parë që pret këto vota, është akti normartiv për Ligjin e Nëpunësit Civil. Deputeti Duzha iku nga Partia Republikane, nen siglën e te cilës zgjodh deputet në qarkun e Elbasanit, për t'ju bashkuar LSI-së së Ilir Metës. Zoti Meta nuk ka dashur ta komentojë këtë akt, që e rrit numrin e deputetëve të tij nga 18 në 19, pasi pak ditë më parë u afrua edhe Spartak Braho, i zgjedhur nga listat e PS-së në Tiranë. Ndërsa kryetari republikan Fatmir Mediu e ka konsideruar aktin e largimit të ish-deputetit të partisë së tij, të ngjashëm me mallin që shitet e blihet në tregun e bagëtive. Por historiku i ndërrimit të ngjyrës së partisë, është shumë i hershëm dhe gati i kthyer në traditë. 2 momentet më te spikatura mbeten vota e 6 ish-deputetëve të PS për presidentin Topi të dalë nga radhët e demokratëve në 2007 dhe mbajtja në këmbë e qeverisë Berisha për disa muaj me 3 deputetë të PS-së, Kadeli, Islami dhe Dogjani, pas largimit të LSI nga koalicioni. Ndër vite, shumë deputetë janë larguar nga forca që i ka zgjedhur. Kështu grupi i agrarëve u shkri pas vendimit të Xhuvelit për aleancë me Berishën në 2005. Aleanca demokratike mbeti pa asnjë deputet, kur Piro Lutaj dhe Hamit Kosta iu bashkuan PS-së. Paulin Stërkaj nga PS kaloi te grupi demokrat, e më pas u rikthye në shtëpi. Tom Doshi bëri një gjest të ngjashëm. Nga PS drejt LSI kaloi edhe Vangjel Tavo mandatin e kaluar. Aktet e kalimit nga një parti në tjetrën, qe nuk pengohen ligjërisht, janë mbrojtur me argumenta moralë e si gjeste me peshë për momente kritike për vendin, por kahu i lëvizjes rëndon dukshëm nga Opozita drejt mazhorancës.

Share This Video


Download

  
Report form