Si do te shlyhen faturat e prapambetura - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Financave nis grumbullimin e faturave të pashlyera që shteti ka krijuar ndaj biznesit. Duke nisur që te mërkurën, financat njoftojnë që bizneset të plotësojnë dosjen në faqen e internetit ku duhet të deklarojnë pretendimet e tyre për sasinë e parave që duhet të marrin. Ministria e Financave thotë që është në rrugën e marrjes së një auditi ndërkombëtar dhe vetëm pasi të bëhet vlerësimi real atëherë do të nisë edhe ekzekutimi i borxheve. Ndërtuesit, të cilët kanë dhe sasinë më të madhe të parave që duhen dhënë, mbi 150 milion euro thonë se ka edhe borxhe të fshehura pasi shumë kompani nuk kanë prerë fatura për të shmangur pagesën e TVSH-së. Por shoqatat e biznesit nuk mohojnë as pjesën që një pjesë e firmave do të kërkojnë likuidimin së bashku me interesat e krijuara në vite. Shoqata e ndërtuesve kërkon që ekzekutivi të përcaktojë qartë edhe radhën e kompanive që do të marrin paratë. Kompania audituese nuk do të bëjë vetëm vlerësimin e faturave por edhe kontrollin e cilësisë së kryerjes së punimeve. Më pas do të shpallë edhe shumën që duhet shlyer. I gjithë ky proces pritet të mbyllet me buxhetin e vitit 2014.

Share This Video


Download

  
Report form