Korçë, mungon shërbimi i dializës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Suzana Hado, 60 vjeçe, nga fshati Mançurisht i Devollit është një nga 90 pacientët e Qarkut të Korçës, që është e detyruar të udhëtojë tre herë në javë drejt Elbasanit për të marrë shërbimin e dializës, pasi ky nuk ofrohet në spitalin e Korçës. Ajo niset çdo dy ditë në orën 03:00 të mëngjesit drejt spitalit të Elbasanit dhe kthehet pasdite vonë, e lodhur dhe e shkatërruar nga rruga dhe vështirësitë e qëndrimit larg shtëpisë. Bashkë me të sëmurë të tjerë ajo ka udhëtuar shumë herë drejt Tiranës, Strugës apo Greqisë, por sorollatjet ia kanë rënduar edhe më shumë sëmundjen. Për të gjithë të sëmurët, spitali i Korçës merr përsipër shpenzimet e udhëtimit në spitalet e vendit ku ofrohet ky shërbim. Por sipas vetë përfaqësuesve të spitalit, paratë që janë harxhuar në vite mund të investoheshin për të blerë një aparaturë të hemodializës dhe specializimin e mjekëve. Drejtuesit e spitalit të Korçës kanë bërë kërkesë në ministri për sigurimin e aparaturës si dhe specializimin e mjekëve, por kjo nuk është marrë asnjëherë në konsideratë nga drejtuesit e këtij sektori.

Share This Video


Download

  
Report form