http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
37 deputete kane votuar ne 20 ligje duke dale kundër vendimit te grupit parlamentar qe kane përfaqësuar ne sesionin parlamentar 2009 2013. 7 prej këtyre deputeteve janë nga grupi parlamentar i PD, mes tyre emra si Sokol Olldashi, Mark marku, Enkeleid Alibeaj, Kosta Barka, Lefter Maliqi apo Gazmend Oketa. Ata kane dale jashtë vendimit te grupit për ligje si menaxhimi i integruar i mbetjeve apo për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Rekordin për deputete kundër frymës se përgjithshme te grupit ku bëjnë pjese janë ato socialiste, te cilët edhe nuk janë prononcuar ne lidhje me këtë veprim dhe qëndrim te mbajtur. Raporti "Unë votoj" i MJAFT qe ka monitoruar te gjitha seancat ne 4 vjet, rendit emra si Gramoz Ruçi, Ben Blushi, Andis Harasani, Arben Isaraj, Ilir Gjoni, Pirro Lutaj, Erion Braçe, Eglantina Gjermeni etj te cilët për ligje si "Kodi Detar", "Ligji për akcizat", "Mosmarrëveshjet administrative" etj ose kane qene kundër grupit ose kane abstenuar. Ajo qe është interesante në këtë raport është dhe vlefshmëria e mbledhjeve ne komisionet parlamentare. 52 projektligje nga 634 te tilla, kane kaluar ne komisione ne mungese te kouruimt te deputeteve prezentë. Ne lidhje me këto duhet te ishin marre masa për shpalljen te pavlefshme te tyre por asgjë nuk ka ndodhur dhe ato kane hyre ne fuqi. Rekordin e mban Komisioni i Veprimtarisë prodhuese me 44 mbledhje me mungese kourimi i ndjekur nga Komisioni i Ekonomisë dhe ai i Ligjeve. Fenomeni i tretë është ndryshimi i prezencës se deputeteve ne mbledhjet e komisioneve. Ne 132 raste te evidentuara, kostoja financiare për 582 emrat e shtuar ne liste pa qene prezent, i krijon një dem financiar prej 14 milion leke te reja.