Zhvendosen 37 familjet rome në ish-repartin ushtarak - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aksidentet e shpeshta kanë shtuar rrezikun dhe nga ana tjetër lehtësuar vendimmarrjen për 37 familjet rome, që jetojnë në afërsi të zonës së njohur si Parku i autobusëve, për t'u zhvendosur diku tjetër. Qeveria u ka ofruar për strehim ambientet e një reparti ushtarak në periferi të Tiranës. Fatbardha Meta, që banonte prej 35 vjetësh në barakat pranë rrugës së Kavajës, aty ku do të ngrihet një kompleks pallatesh, thotë se janë të kërcënuar duke jetuar anës rrugës me trafik të lartë. Streha e re për këto familje është përzgjedhur edhe sepse është pranë një stacioni autobusi, shkolle dhe spitali. Por, megjithë gatishmërinë për t'u zhvendosur në një qendër periferike, pikëpyetjet ngrihen pasi këto familje të nisin jetën e re. Edhe më herët, një grup familjesh rome u akomoduan në një ambient të ngjashëm, por tashmë e kanë braktisur atë, duke këmbëngulur se janë larg zonave ku mbledhin mbetje plastike, burimi i vetëm i fitimit.

Share This Video


Download

  
Report form