http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata Administrative do te nisë funksionimin në datën 4 nëntor. Vendimi u mor në mbledhjen e radhës së Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ku ishte i pranishëm ministri i ri i Drejtësisë, Nasip Naço. Ky i fundit kërkoi që më parë të plotësoheshin të gjitha vendet vakante në gjykatën e Lartë, megjithatë, pranoi që puna te nisë në nëntor. Ndërkohë presidenti Nishani, njëherësh kryetar i KLD-së, kërkoi dhe shkrirjen e Inspektoriatit të ministrisë së Drejtësisë, duke ia lënë këtë kompetence vetëm Këshillit."Për shmangie të mbivendosjes së kompetencave të kontrolleve ka ardhur koha që Inspektoriati i Ministrisë, është një strukturë që duhet shkrirë. Një masë e tillë do të respektonte edhe më tepër parimin e pavarësisë së gjyqësorit nga ekzekutivit."Me propozim të ministrit Naço, KLD-ja ka shtyrë emërimin e katër gjyqtarëve të gjykatës së Apelit në Vlorë ndërsa ka vendosur nisjen e inspektimeve në të gjitha gjykatat e vendit për të përcaktuar numrin e saktë të gjyqtareve që merren me mësimdhënie, pa marrë më parë leje nga KLD-ja.