http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zvicra është një hap larg sigurimit te vendit te pare dhe rrjedhimisht kualifikimit për ne kampionatin Botëror Brazil 2014. Helvetet fituan ne transferte me Norvegjinë 0 me 2 ne takimin radhës te grupit e te eliminatoreve për zonën e kontinentit europian, ku bën pjese edhe kombëtarja shqiptare. Pas kësaj fitoreje përfaqësuesja zvicerane është ngjitur ne kuotën e 18 pikëve, dhe tashme mund te siguroje matematikisht kualifikimin për ne Botëror nëse fiton ne Shqipëri ne 11 tetor. Fabian Shar ka qene heroi i skuadrës se trajnerit Hicfled ne transferten norvegjeze duke qene se shënoi dy golat e fitores. Ne fillim Shar kaloi ne avantazh Zvicrën ne minutën e 12 ndërsa ne minutën e 51 miqtë mbyllen llogarite me te njëjtin autor, duke ia vështirësuar edhe me shume situatën Norvegjisë e cila sposrohet ne vendin e 4 me 11 pike dhe minimizon ndjeshëm shanset për te kapur vendin e dyte ne grup, një objektiv qe tani synohet fort nga sllovenia e cila fitoj 0 me 2 ne transferte kundër Qipros se vendit te fundit. Pas fitores minimale me Shqipërinë pak dite me pare skuadra e Katanec ka bindur ne ishull duke mundur vendasit fale golave te Novakovic ne minutën e 12 dhe Ilicic ne minutën e 80. Ballkanasit kane tashme 12 pike, 1 me pak se Islanda e vendit te dyte. Sfidat e fundit do te vendosin fatin e skuadrës qe do te shkoje ne Play Of pasi Islanda do te prese ne shtëpi Qipron ndërsa Sllovenia do te këtë një përballje direkte ne shtëpi me Norvegjinë.