https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

"Aida", historia "shqiptare" - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 8

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kompozitorit te famshëm italian, Xhuzepe Verdit, e gjithë bota i celebron këtë vit 200-vjetorin e lindjes. Si pjese e këtyre evente, edhe ne Teatrin tone te Operës dhe Baletit Verdi merr nuanca shqiptare. Jo me kot, ne ketë ekspozite ku janë vendosur printime te rreth 30 postera te kohës nga veprat e ndryshme te Verdit, ka edhe disa ilustrime te operës Aida. Per kureshtje te atyre qe nuk e dine, vepra e vene ne skene per here te pare ne 24 dhjetor te vitit 1871 ne Kajro, eshte paguar per tu krijuar nga nje njeri me origjine shqiptare. Fjala është për Ismail Pashane, nipin e shqiptarit Mehmet Ali Pasha, themelues i Egjiptit modern. Qellimi: Përurimi i Kanalit te Suezit! Bashke me Aiden, shume prej veprave te tjera te famshme te Verdit si Rigoleto, Traviata apo Fastaff jane vene nder vite ne skenen shqiptare. Por, kete 200-vjetor, opera pritet te ngjise mbremjen e te merkures premieren e vepres Requim te cilen Xhuzepe Verdi e krijoi pas vdekjes se shkrimtarit te famshëm Italian Alessandro Manzoni.

Share This Video


Download

  
Report form