Deputetet e te gjitha kohërave - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në 9 shtator, çelet legjislatura e 8-të parlamentare. Në sallën e Kuvendit do të ulen 140 të mandatuarit e 23 qershorit. Por vetëm 6 prej tyre, janë zgjedhur deputetë që nga parlamenti i parë pluralist në 1991. Ata janë Namik Dokle, Sali Berisha, Kastriot Islami, Gramoz Ruçi, Arben Imami dhe Genc Ruli. I vetmi prej tyre që nuk është shkëputur për asnjë moment nga jeta parlamentare, është Namik Dokle, zgjedhur 8 herë deputet. Meqënëse Berisha ka deklaruar se nuk dëshiron të drejtojë seancën e 9 shtatorit, që i takon për shkak të moshës, atëherë ky privilegj i transferohet deputetit Dokle. Pas tij, me praninë më të gjatë në parlament janë Ilir Meta, që do të jetë kryetari i ardhshëm i Kuvendit dhe Islami që nga PS kaloi tek PD. Ata janë zgjedhur nga 7 herë. 3 deputetë të rizgjedhur, mbajnë mbi supe nga 6 mandate. Ndërsa 7 të tjerë, kanë siguruar përfaqësim në 5 legjislatura. 5 deputetë në të dy kampet, janë zgjedhur nga 4 herë në Kuvend. Pra, 18 deputetë kanë një përvojë mbi 4 legjislatura. Ndërsa 47 të mandatuar, do të ulen për herë të parë në sallën e Parlamentit. Ndër 140 të votuarit me sistemin propocional rajonal, 24 janë femra. 15 vijnë nga e majta dhe 9 nga e djathta. Me lënien e mandatit nga deputetët që bëhen ministra, zëvendësueset e çojnë në 30 numrin e femrave. Për shkak të ndarjes së posteve, e majta do të ketë një përfaqësim të lartë fizikisht në sallën e Kuvendit. Megjithë ministrat pa të drejtë vote, në séancë shkojnë 103 vetë përballë 57 deputetëve të opozitës së djathtë.

Share This Video


Download

  
Report form