http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo qe shihni eshte nje prej magazinave te Arkivit te Filmit! Ne keto ambiente, qe prej krijimit te institucionit ne vitin 1947, ruhen sot rreth 6 mije e 600 tituj, ose te përkthyer ne akte filmash, plot 44 mije te tille, mes te cileve jo vetem prodhime artistike, por edhe dokumentare, kronika dhe filma vizatimore. Lagështia sipas specialisteve te arkivit dhe mos ndërhyrja per nje rikonstruksion është elementi kryesor qe po sjell gradualisht degradimin e historisë sone. Por, çdo te thotë qe nje film te degradohet?! Ky imazh është nje skene e shkëputur nga filmi "Balle per Balle" 1979 dhe kjo eshte gjendja aktuale e pelikulës. Ndersa ky tjetër imazh, eshte po e njejta skene, por e restauruar! Sipas arkivit, filmat me ngjyra te prodhuar ne këto vite jane ata me te rrezikuarit. Per here te pare, veren e vitit 2012 nisi nje projekt per restaurimin e 5 filmave shqiptare, te përzgjedhur nga specialiste amerikane. "Nëntori i Dyte" ishte filmi i pare, përmirësimi i te cilit u shfaq dukshëm gjate premierës me rastin e 100-vjetorit te pavarësie. Tashme, pritet qe këtij procesi t'i nënshtrohet edhe filmi kult i Xhanfize Kekos, "Tomka dhe Shoket e tij".