Korça, qyteti i kangjellave - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Jo vetëm sot por për sa kohë mbajnë mend korçarët e vjetër, qyteti ka patur këtë arkitekturë me tre elementet që spikatin në ndërtimet e reja dhe të vjetra. Rrugët e 5 lagjeve karakteristike të Korçës janë me kalldrëm, shtëpitë apo muret rrethuese janë ndërtuar me gurë të gdhendur dhe në asnjë prej tyre nuk mungojnë kangjellat. Për të ruajtur të paprekur veçantinë e qytetit me një vendim të posaçëm këshilli bashkiak, në qendrën e Ansamblit Arkitektonik dhe në Qendrën Muze nuk jep asnjë leje ndërtimi që nuk ka të parashikuar elementët e gurit dhe kangjellave. Olger Kafazi është 32-vjeçari sot bën kangjellat e shtëpive korçare, ndërsa pasionin për këtë punë duket se e ka patur të lindur. Olgeri thote se ndërtimeve të reja që nuk kanë të përfshira elementet karakteristikë të ndërtesave korçare  po dëmtojnë imazhin e qytetit. Për të pasuruar idetë e dizenjimit të kangjellave ai ka krijuar një album me foto të vjetra të shtëpive korçare e deri me ato të punëve të krijuara prej tij. Është mjaft e rëndësishme që pamja e rrugicave të vjetra të Korçës nuk është tjetërsuar apo dëmtuar. Vetë pronarët e shtëpive gjatë restaurimit të tyre kanë ruajtur gjithçka mund të ruhej në arkitekturën e shtëpive.

Share This Video


Download

  
Report form