http://www.tring.tv/7news/
https://www.facebook.com/Tringnews7
Miratohet tabela me pagat e reja për mjekët dhe infermierët. Fondi i Sigurimeve Shëndetësore miratoi vendimin për rritjen e pagave për punonjësit e bluzave të bardha, e cila është mes intervalit 2 deri në 5. 25 %. Pra, mesatarja e rritjes së pagave është me 3.1% për mjekët e familjes dhe infermierët e qendrave shëndetësore në të gjithë vendin. Sipas përllogaritjes rritja më e lartë është parashikuar për mjekët, të cilët mbulojnë zonat qendrore paga e të cilëve, nga 55.335 lekë, bëhet 57.335 lekë. Për mjekët, të cilët mbulojnë zonat kodrinore, paga rritet nga 65.335 lekë, në 67.335 lekë. Ndërsa, mjekët e zonave malore, paga e të cilëve ishte 83.335 lekë, tashmë do të përfitojnë 84.335 lekë.