Del ne sipërfaqe avullorja - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një anije avullore ushtarake, unike në Ballkan, që i përket gjysmës së parë të shekullit të 19, ka dalë në sipërfaqen e Liqenit të Shkodrës. Rënia e nivelit te ujit, ka bërë të dukshme pjesën e sipërme të asaj që, nga banorët e Shirokës quhet, anija austriake. Behet fjale për nje mjet lundrimi, që ka funksionuar me avull, 20 metra e gjatë dhe 4 metra e gjerë që tregon se rreth 100 vjet më parë ujërat e liqenit të Shkodrës kanë qenë të lundrueshëm edhe nga mjete të mëdha. Në gjuhën teknikë ky mjet quhet Pirroskaf dhe ky është viti i tretë që pjesa e sipërme, del në sipërfaqe. Sipas historianit Zamir Tafilica që ka kryer zhytje për të studiuar anijen, nxjerrja e saj nga uji dhe ekspozimi në bregun e liqenit, do të ishte një vlerë e shtuar për turizmin e Shirokës. Anija është ruajtur në gjendje shumë të mirë nën ujë dhe i vetmi dëmtim që ka pësuar, është në pjesën e poshtme aty ku ka marrë edhe goditje nga një mjet shpërthyes, qe i ka shkaktuar edhe mbytjen. Gjithçka është gjetur në këtë anije, i është dërguar me një raport të saktë, Ministrisë se Kulturës, ku do te vendoset për hapat e mëtejshëm të konservimit të këtij objekti austro-hungarez.

Share This Video


Download

  
Report form