http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ëndrra e njeriut për të shkuar në planetin Mars është e kahershme. Aq më tepër kur bëhet fjalë për idenë e qëndrimit përgjithmonë atje, për të ndërtuar një jetesë të re. Më shumë se 100 mijë persona kanë shprehur dëshirën për të jetuar në një tjetër planet. Por, për këtë udhëtim, vetëm 40 njerëz do te përzgjidhen. Ata kanë aplikuar për një udhëtim vetëm vajtje për në Mars, me shpresën se do të kalojnë pjesën e mbetur të jetës, në një territor të paeksploruar. Kjo bëhet e ditur nga një organizatë amerikane, e cila po planifikon misione të tilla. Projekti i quajtur "The Mars One" synon të kolonizojë planetin e kuq, duke nisur nga viti 2022. Por një detaj shumë i rëndësishëm që nuk është marrë parasysh nga kjo organizatë, është fakti që deri më tani, nga studimi i sipërfaqes dhe atmosferës së Marsit, është konstatuar se jeta e njeriut në këtë planet është e pamundur. Megjithatë, kjo nuk i ka ndalur nismëtarët e projektit që të vijojnë me aventurën e tyre. Edhe pse nuk kanë qartësuar shumë detaje mbi një udhëtim të tillë, ata vazhdojnë të pranojnë aplikime. Deri më tani, 30 mijë amerikanë kanë plotësuar formularët për këtë. Sipas organizatorëve, çdo njeri që është mbi 18 vjeç mund të aplikojë dhe çmimi vetëm për plotësimin e formularit është i ndryshëm në varësi të kombësisë. Për amerikanët, është 38 Dollarë, ndërsa për vende të tjera, kjo varet nga shkalla e mirëqenies së atij shteti. Ndërsa në rastin e një udhëtimi të mundshëm, shpenzimet për vetëm një mision mund të shkojnë deri në gjashtë miliardë Dollarë. Edhe pse plane të tilla të njerëzve, për kolonizimin e Marsit apo Hënës, kanë bërë shumë bujë, deri më tani, ato kanë mbetur thjesht në letër.
Human dream of going to Mars for a long time. Moreover, when it comes to the idea of staying there forever, to build a new life. More than 100 thousand people have expressed a desire to live on another planet. But for this trip, only 40 people will be selected. They have applied for a one-way trip to Mars, with the hope that they will spend the rest of life, in an uncharted territory. This is explained by an American organization, which is planning such missions. The project called "The Mars One" seeks to colonize the red planet, starting in 2022. But one very important detail that has not been considered by the organization, is the fact that so far, the study of the surface and atmosphere of Mars, it is concluded that human life on this planet is impossible. However, this has not stopped the initiators of the project to continue with their adventure. Although details are not clear on such a trip, they continue to accept applications. So far, 30 thousand Americans have filled forms for this. According to the organizers, everyone who is over 18 can apply and the price just for completing the form is different depending on nationality. For Americans, it is 38 dollars, while for others, it depends on the welfare ...