http://www.vizionplus.tv
https://www.facebook.com/vizionplustvpage
https://twitter.com/VizionPlusTV
Xhenifer Xhemson është një shtetase angleze, e cila ka zgjedhur te udhëtojë nga Britania e Madhe drejt Tiranës, jo për pushime, por për te kryer disa shërbime dentare ne Shqipëri. Çmimi dhe cilësia e punës janë dy arsyet qe ajo pohon pse ndodhet këtu. "Është hera e pare qe vij ne Shqipëri, por miqtë e mi shqiptare ne Londër me sugjeruan te vij këtu dhe te kryej shërbimet dentare. E para, sepse çmimet janë favorizuese, po kështu edhe cilësia e shërbimit është e shkëlqyer." Stina e verës shfrytëzohet maksimalisht nga shume emigrante e te huaj te tjerë për te rregulluar dhembet ne klinikat shqiptare. Ne vendet ku ata punojnë e jetojnë, tarifat shpesh janë te papërballueshme. Mjeku stomatolog, Artur Dema e quan prioritet jo vetëm ofertën e çmimeve, por edhe aparaturat moderne me te cilat kryhen shërbimet dentare. Sipas të dhënave te shërbimit dentar ne vendin tone çmimet në klinikat vendase janë 30-50% më të lira se në klinikat e huaja. Nëse në Itali për një mbushje te dhëmbëve duhet te paguash 250 euro, ne Greqi 180 euro ne Angli 300 paund e ne Amerike 400 dollarë ne Shqipëri paguhet mesatarisht nga 15 deri ne 35 euro. E ndërsa ne Shqipëri flitet për trendin gjithnjë e ne rritje te turizmit dentar, vete shqiptaret, sipas stomatologes Estela Halimi, janë pacientet me problematike. Ata interesohen për fëmijët dhe harrojnë veten e tyre.
Jennifer Xhemson is a British citizen, who has chosen to travel from the UK to Tirana, not for vacation, but to perform some dental services in Albania. The price and quality of work are two reasons why she claims is here. "It's the first time I come to Albania, but my friends in London Albanian suggested to come here and perform dental services. First, because the prices are favorable, even so the quality of service is excellent. "Summer maximally used by many immigrants and other foreigners to fix teeth in Albanian clinics. In countries where they work and live, fees are often unaffordable. Dentist, Arthur Demas priority calls not only offer price, but also modern equipment with which dental services are performed. According to the data of dental services in our country clinics domestic prices are 30-50% cheaper than in foreign clinics. If in Italy for a tooth fillings must pay 250 euros, 180 euros in Greece, England and in America 300 pounds in Albania paid $ 400 on average from 15 to 35 euros. While we talk about Albania increasingly growing trend of dental tourism, Albanians themselves, by Estela stomatologes Halimi, are problematic patients. Those interested in children and forget themselves.