Për Këshillin e Europës, Shqipëria ka avancuar shumë pak në luftën kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe punonjësve të sektorit publik. Wolfgang Rau, sekretari organizativ i GRECO-s, institucionit të KE-së që funksion prej 14 vjetësh, anëtar i të cilit është edhe Shqipëria, tha për "Deutsche Welle" se do të vazhdojë monitorimi i standarteve kundër korrupsionit, sepse lufta kundër tij është një sfidë afatgjatë, e cila kërkon përpjekje të vazhdueshme. Deri tani GRECO ka bërë tre vlerësime për situatën në Shqipëri.