Vlorë, vonesat në shërbimin e urgjencës - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

Dy ditë më parë shërbimit të urgjencës në Vlorë iu deshën më shumë se 20 minuta për të përshkuar 3 km, nga spitali deri në plazhin e ri ku u mbyt një 19-vjecar. Rastet kur shërbimi i urgjencës ka mbërritur me vonesë janë të shumta në ngjarjet e rënda të shënuara në Vlorë. Problemi qëndron në trafikun e rënduar dhe mungesën e korsive të veçanta për shërbimet publike, autobusët dhe ambulancat. Drejtori i Spitalit shprehet se numri i personelit dhe automjeteve është i mjaftueshëm për të mbuluar qytetin dhe zonën e plazhit. Sipas tij, trafiku më problem mbetet në zonën, nga Skela deri në Ujin e Ftohtë, duke penguar dhënien e ndihmës në kohë. Po ashtu drejtuesit e automjeteve nuk denjojnë të krijojnë lehtësi për kalimin e ambulancave në rrugët e qytetit. Shërbimi i urgjencës së Vlorës është kritikuar shpesh për ndërhyrjen me vonesë në ngjarjet e rënda siç ishte vrasja e trefishtë në një prej plazheve të qytetit dy javë më parë, apo në rastin e shpërthimit që i mori jetën gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi.

Two days before the emergency service in Vlora took more than 20 minutes to walk 3 km from the hospital to the new beach where he drowned a 19-year-old. Cases emergency service arrived late were numerous serious events listed in Vlora. The problem lies in the heavy traffic and lack of special lanes for public services, buses and ambulances. Hospital Director said that the number of personnel and vehicles is sufficient to cover the town and beach area. According to him, the traffic remains a problem in the area, from scaffolds to Cold Water, impeding timely assistance. Also the drivers deign to easily create over ambulances on city streets. Vlora emergency service is often criticized for interfering with severe delay in events such as the triple murder in one of the city's beaches two weeks ago, or in the case of the explosion that took the lives of Vlora judge, Skerdilajd Konomi.

Share This Video


Download

  
Report form