http://www.vizionplus.tv
https://www.facebook.com/vizionplustvpage
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministër Edi Rama
Zëvendëskryeministër Niko Peleshi
1. Ministër i Financave Shkëlqim Cani
2. Ministër i Brendshëm Saimir Tahiri
3. Ministër i Mbrojtjes Mimi Kodheli
4. Ministër i Jashtëm Ditmir Bushati
5. Ministrie e Integrimit Europian Klajda Gjoshe
6. Ministër i Drejtësisë Nacip Naço
7. Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj
8. Ministër i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri
9. Ministre e Zhvillimit Urban e Turizmit Eglantina Gjermeni
10. Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto
11. Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural e Administrimit të Ujërave Edmond Panariti
12. Ministër i Shëndetësisë Ilir Beqja
13. Ministre e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla
14. Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj
15. Ministre e Kulturës Mirela Kumbaro
16. Ministër i Mjedisit Lefter Koka
MINISTRAT E SHTETIT:
17. Ministër për Inovacionin e Administratën Publike Milena Harito
18. Ministër për Çështjet Vendore Blend Çuçi
19. Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin Ilirjan Celibashi
Kryeministri i Zgjedhur, Edi Rama ka prezantuar kabinetin e ri qeveritar, me emrat e dalë nga dy partitë kryesore të koalicionit, PS dhe LSI. Në ekzekutiv nuk janë përfshirë emra ministrash nga parti aleate. Spartak Ngjela, sipas Ramës e ka refuzuar postin e ofruar. Kabineti prej 19 ministrash, 3 prej të cilëve ministra shteti, do të ketë 6 femra. Pese poste i takojnë LSI dhe 14 anëtarë propozohen prej PS. Vetëm tre nga ministrat e LSI kanë mbajtur më herët poste në ekzekutiv, ndërsa të përzgjedhurit e PS ulen për herë të parë në qeveri, veç kryeministrit Edi Rama që ka qenë ministër Kulture. Rama pranoi se kabineti ka përzgjedhje ambicioze, duke veçuar ekonomisten Mimi Kodheli në krye të Ministrisë së Mbrojtjes. Por, edhe emra gati të natyrshëm për rolin që kanë patur në opozitë, si ish- kryetari i Komisionit të Integrimit Ditmir Bushati që emërohet Ministër i Jashtëm. Duket se ka patur ndërkohë një kujdes, që LSI të mos marrë sërish postet që ka patur kur ishte pjesë e Qeverisë së djathtë. Ndërsa sektorët kyç janë mbajtur nga vetë PS. Te Ministria e Brendshme është përzgjedhur Sajmir Tahiri, tek Shëndetësia Ilir Beqja, tek Arsimi Lindita Nikolla, ndërsa tek Financat ish-guvernatori Shkëlqim Cani.
Prime Minister-elect, Edi Rama presented the new cabinet, the names come from two main coalition parties, SP and SMI. In the executive are not included names ministers from allied parties. Spartak Ngjela rejected by Rama position. Cabinet of 19 ministers, three ministers of state who will be 6 female. Five positions belong SMI and 14 members nominated by SP. Only three ministers of SMI held earlier in executive positions, while SP appointees sit for the first time in government, but Prime Minister Rama who was culture minister. Rama admitted that the cabinet has ambitious selection, highlighting the top Kodheli ekonom...