Sezoni i korrikut ka rritur prodhimin vendas dhe automatikisht edhe tabelat e çmimeve në tregjet e kryeqytetit kanë rënë. Në fakt kjo pranohet jo vetëm nga shitësit, por edhe nga blerësit. Çmimet e lira nuk janë shoqëruar me blerje të shumta. Shitësit pranojnë njëzëri se në krahasim me kohë më parë kërkesa nuk është e lartë. Disa e lidhin këtë rënie edhe me sezonin turistik, ku një pjesë e madhe preferojnë ta kalojnë atë jashtë Tiranës. Por cilësia e produkteve bën dhe diferencë në çmime. Uljet që kanë ndodhur në këtë sezon nuk janë dhe aq të vlefshme nëse kalon në tregun e sheshit "Avni Rustemi". Shitësit thonë se në krahasim me tregun e Uzinës Dinamo, cilësia e produkteve të tyre është disa herë më e madhe. Një tjetër fenomen që haset gjatë vëzhgimit në këtë treg është edhe mungesa e reklamimit të vlerës financiare të produkteve.
Season of July has increased domestic production and price tables automatically in the capital markets have fallen. In fact it is accepted not only by retailers, but also from buyers. Free prices are not associated with multiple purchases. Vendors unanimously agree that compared to earlier time demand is not high. Some even link this fall tourism season, where a large part prefer to spend it outside Tirana. But the quality of products and makes a difference in prices. Reductions that have occurred in this season are not as valuable if the market goes in the square "Avni Rustem". Vendors say that compared with Dynamo Plant market, the quality of their products is several times greater. Another phenomenon that occurs during the observation in this market is the lack of financial value advertising products.