Plazhi i Gjeneralit është një pjesëz prej bukurive të panumërta që të ofron bregdeti shqiptar. I përket komunës Synej të rrethit të Kavajës dhe çfarë e bën të veçantë dhe shumë ekzotik është largësia nga zonat e banuara dhe izolimi që i bëjnë kodrinat dhe natyra e paprekur.