"Stop ndotjes kancerogjene" - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 1

Aktivistët e shoqatës "Reago" kanë protestuar para portës së ish-metalurgjikut në Elbasan. Duke improvizuar lëshimin e gazrave të dëmshëm në ajër, aktivistët nuk kanë lejuar te hyje në ambientet e ish-kombinatit, njërin prej kamionëve te kompanisë "Kurum". Drejtuesi i shoqatës "Reago" tha se filtrat fiken natën, ndërsa kërkoi shpjegime publike nga kompania "Kurum" për arsyet e lënies se impiantit të filtrimit të gazrave jashtë funksionit si dhe statistika të sakta të ndotjes së ajrit përreth. Përmes citofonit ne derën hyrëse, drejtues te kompanisë turke u shprehen se kane investuar shume ne parandalimin e ndotjes dhe do te përmirësojnë teknologjinë ne këtë drejtim, por ata nuk i kane dhëne përgjigje pretendimit për heqjen e filtrave ne orët e natës, çka sjell një ndotje shume te larte ne gjithë Elbasanin.
Ndersa, Një përfaqësi prej 20 ish-punonjësish të ndërmarrjes frutore në zonën e Ujit të Ftohtë të Vlorës, ka protestuar para zyrave të pasurive të paluajtshme për shkak të zvarritjes sipas tyre së procesit të njohjes së pronësisë së tokës se përfituar me ligjin 7501. Mbi 225 ish punonjës të kësaj ish ndërmarrje kane gëzuar dokumentacionin fillestar te pronësisë, pas shkrirjes së ndërmarrjes, por edhe pse kanë kaluar më shumë se 20 vjet ata nuk kanë marrë certifikatën nga hipoteka. I kontaktuar nëpërmjet telefonit kryetari i hipotekës se Vlorës Ermal Arapi thotë se çështja e punonjësve të ish ndërmarrjes frutore është në proces verifikimi të dokumentacionit dhe hartave të parcelave që pretendojnë.

Share This Video


Download

  
Report form