Berisha: Nga 1 gushti aplikime për shtetësinë shqiptare - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 3

Që nga 1 gushti 2013, qytetarët me origjinë shqiptare mund të aplikojnë për të fituar shtetësinë shqiptare. Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin, i paralajmëruar disa muaj më herët nga kryeministri Berisha, por i lënë qëllimshëm pas procesit zgjedhor për të mos ndikuar në rezultat. Nga rregulli i përgjithshëm ka një përjashtim, për shtetasit kosovarë. Sipas Berishës, ata janë në proces me Bashkimin Europian për liberalizimin e vizave. "Dua të kërkoj ndjesë për vonimin, pasi bashkëkombësit më kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur. Por e bllokova këtë që të mos ketë asnjë interferencë me zgjedhjet. Doja që të ishte një proces themelor. Për zgjedhjet e ardhshme, ata që frikë nga vota e tyre, ekziston rregulli i proporcionimit. Si të bien dakord forcat politike. Frika nga vota e shqiptarëve është forma më e egër e albanofobisë. Ai që ka frikë nga vota e qytetarëve me origjinë shqiptare, ai është albanofob, është shqiptar i denatyruar. Silvio Berluskoni humbi zgjedhjet për shkak të votave të italianëve në Argjentinë. Ky vendim ka të bëjë me njohjen e shtetësisë shqiptare për të gjithë shqiptarët, me përjashtim të shtetasve të Kosovës, pasi janë shtetas të një shteti të pavarur. Kjo nuk mund të bëhet pa marrëveshje mes dy qeverive". Duke e kuptuar se vendimi i qeverisë shqiptare do të linte të mërzitur një numër kosovarësh, kryeministri në detyrë kërkoi mirëkuptim. "E di që qytetarët e Kosovës do lëndohen nga ky vendim, por u kërkoj mirëkuptimin e tyre, pasi është interesi i tyre jetik që problemin e vizave me BE ta zgjidhin në respekt të plotë të udhërrëfyesit që Brukseli u ka dorëzuar autoriteteve të Kosovës për liberalizimin e vizave". Nga karrigia e kryeministrit në largim, zoti Berisha nuk i ka kursyer akuzat për qeverinë greke: "10 për qind e popullsisë janë shqiptare dhe nuk ka asnjë emision shqip në media".

Since 1 August 2013, citizens of Albanian origin may apply to the Albanian citizenship. The Council of Ministers has approved the decision, announced several months earlier by Prime Minister Sali Berisha, but deliberately left after elections not to affect the outcome. The general rule has an exception, for Kosovar citizens. According to Berisha, they are in the process of EU visa liberalization. "I apologize for the delay, as compatriots have asked repeatedly. But it's not blocked the no interference with elections. I wanted to be a fundamental process. For future elections, those who fear their votes, there proporcionimit rule. As political forces agree. Fear of the Albanian votes is the most savage of Albano. He who fears the votes of citizens of Albanian origin, it is albanophobia, Albanian is denatured. Silvio Berlusconi lost the election because the votes of the Italians in Argentina. This decision relates to the recognition of Albanian citizenship to all Albanians, with the exception of citizens of Kosovo, as are citizens of an independent state. This can not be done without agreement between the two governments. "Realizing...

Share This Video


Download

  
Report form