Ndahet pushteti mes PS dhe LSI - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

Edi Rama dhe Ilir Meta janë takuar paraditen e sotme dhe kane biseduar per rreth dy ore e gjysme per detajet e axhendes se bashkëqeverisjes. Pas bisedës se zhvilluar ne nje nga hotelet me te njohur ne kryeqytet, duket se te dy krerët e partive te majta i kane dhene fund dilemave, mbi pozicionet e tyre ne shtator. Siç njofton zyra e shtypit e partisë Socialiste, është rene dakord qe Edi Rama do te jete kryeministri i ardhshëm i vendit dhe Ilir Meta, kryetar i kuvendit te ri. Gjithashtu ndarja e postit te deputetit nga ai i ministrit, është konfirmuar nga te dyja partitë, PS e LSI, ne bisedën e mbajtur larg pranisë se mediave. Dy liderët e se majtës, kane bere me dije zyrtarisht, se do të nisin në vijim edhe konsultimet për strukturën dhe përbërjen e kabinetit te ri, për të cilën do të dëgjohen dhe aleatet e tjerë te dy forcave kryesore te se majtës. Rama e Meta kane vendosur ngritjen e një grupi pune, për hartimin e axhendes se detajuar te 300 ditëve të para, te qeverisjes, për te qene gati ne shtator. Ne krye te grupit do te jene Ilir Beqja nga PS-ja dhe Edmond Haxhinasto nga LSI. Rendësi ne takim i është kushtuar dhe projektit te gazsjellësit, "TAP", dhe per te ndjekur fazën përgatitore dhe organizuar bashkëpunimin me partneret ne projekt do te krijohet edhe një task force. Rama dhe Meta në deklaratën zyrtare, kanë rikerkuar nga qeveria ne detyre te ndërpresë çdo prokurim apo koncesion, duke premtuar anullim dhe hetim për to, pas votëbesimit te kabinetit te ri. Pas këtij takimi në orën 12.30 minuta, Edi Rama ka mbërritur në selinë qendrore te partisë, ku krahas punës, po mendohet edhe për festen. Ditëlindja e 22-te e partisë, u shty per pas zgjedhjeve, dhe mesa duket per udhëheqës e mbështetës te kësaj partie, ajo te kremtohet bashke me fitoren. Te hënën ne mbrëmje me qindra te ftuar, madje edhe kryeministri Berisha, kane marre ftese, për te qene ne ngjarjen e dyfishte te socialisteve.

Share This Video


Download

  
Report form