"Kodi Zgjedhor tani ngarkon KQZ-në,të mbikëqyrë rregullat për financimin e fushatës nëpërmjet fondeve publike dhe jopublike. Subjekteve zgjedhore u kërkohet të regjistrojnë fondet që marrin, si dhe hapjen e llogarive të veçanta bankare për donacione më të
mëdha se 100.000 lek ose rreth 770 euro. Jo më vonë se 45 ditë pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, KQZ cakton ekspertë kontabël të kontrollojnë fondet e marra dhe
shpenzimet për vetë fushatën. Ndërsa këto pika, janë një përmirësim i mirëpritur, transparenca e procesit do të rritej, nëse do të kishte dispozita për deklarimin e të ardhurave dhe shpenzimeve gjatë fushatës. Ndërsa neni 91 i Kodit përcakton që KQZ mund të bëjë vetë verifikime të raporteve financiare të subjekteve zgjedhore, ai nuk përmban kritere për kryerjen e këtyre kontrolleve". Ky është konkluzioni i raportit përfundimtar te OSBE-ODIHR-it, për zgjedhjet parlamentare te vitit 2009, për sa i takon kapitullit te "Financimit te Fushatës". Edhe ne këtë përfundim,duket qarte mungesa e transparencës lidhur me te ardhurat dhe shpenzimet e parave nga partitë,qe ne kohe fushate, kapin shifra marramendëse. Për here te pare Kodi elektoral për zgjedhjet e 2009-ës, ia njohu KQZ-se dhe eksperteve te auditit te caktuar me short nga ky institucion, te drejtën e verifikimit te shpenzimeve te partive, një kompetence qe me pare e kishte Kontrolli i Larte i Shtetit. Një vëzhgim i imët dhe i kujdesshëm i materialeve te auditit për zgjedhjet e 2009-ës, për Partine Demokratike dhe atë Socialiste, nxjerr te dhëna interesante për shpenzimet e fushatës, ndërsa me interesant, mund te konsiderohet fakti, se njohës te funksionimit te partive, thonë se gjithçka deklarohet është vetëm maja e ajsbergut. Pjesa me e madhe e parave, nuk duket, dhe nuk dihet, se nga vjen dhe ku shkon.....