Biznesi: S'e njohim amnistinë - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

Edhe pse mazhoranca ka bërë thirrje që ditën e hënë partia Socialiste të votojë në parlament një amnisti të përgjithshme fiskale, e cila do të çlironte biznesin nga kamatëvonesat dhe gjobat e vëna në vite, biznesi shprehet se ende ata nuk janë në dijeni se çfarë do të përfshijë kjo amnisti. Presidenti i biznes Albania, shprehet se ende institucionet shtetërore nuk kanë paraqitur një draft para tyre, pa marrë parasysh këtu edhe pjesën e konsultimeve që duhen bërë me grupet e interesit. Në kushtet ku ndodhen sot sipërmarrësit, shoqatat e biznesit bëjnë thirrje që qeveria minimalisht duhet të tentojë që të fshijë gjobat që janë vendosur gjatë vitit të fundit, të cilat sipas tyre kanë shtuar mjaft kostot e ndërmarrjeve private. Vetëm apelimi i një gjobe në organet tatimore kërkon pagesën e plotë të shumës së saj, dhe vetëm më pas drejtoria e apelit vendos të shqyrtojë ankesën. Bizneset shprehen se procedurat e gjata marrin kohë dhe bllokojnë llogaritë e tyre në kushtet kur në treg gjithmonë e më shumë ka mungesë të likuiditetit.

Share This Video

Download

Report form