https://twitter.com/VizionPlusTV
https://www.facebook.com/vizionplustvpage
http://www.vizionplus.tv
Kreu republikan Fatmir Mediu ka prezantuar kandidatet për deputet ne qytetin e Vlorës. Gjate takimit Mediu deklaroi se partia republikane ne këto zgjedhje vjen me një sere idesh dhe platformën e saj bazuar ne besimin ne zot, familjen, pronën dhe kombin. Kryetari republikan akuzoi kreun socialist Edi Rama per qëndrimet e tij kundër pronës dhe pronareve, ndërsa premtoi përmirësimin e legjislacionit te pronës me ekspertizën e Bashkimit Europian.
Partia Socialiste pritet te organizoje një konvente me ish te përndjekurit, për ti paraqitur atyre atë pjese te programit te Rilindjes qe lidhet me këtë kategori. Deklarata u be nga përfaqësuesja e PS, Keti Bazhdari, gjate aktivitetit përkujtimor te ish te perndjekurve mbi 40 vjetorin e revoltës se Spacit.
Ish te përndjekurit e kane përkujtuar ngjarjen e vitit 1973 edhe përmes nje ekspozite, duke deklaruar se te burgosurve te ekzekutuar nga regjimi ne atë kohe nuk ju kërkohen eshtrat qëllimisht.