Çështja e rikompozimit të KQZ, pas shkarkimit që pasoi me tërheqjen e anëtarëve të propozuar nga opozita në këtë institucion, mbetet e bllokuar. Ambasadori i BE-së në Tiranë Etore Sekui tha pas takimit që pati me shefen e misionit të vëzhguesve të ODIHR, se faktori ndërkombëtar nuk është duke luajtur rol ndërmjetësuesi mes palëve, ndërsa burime pranë opozitës mohojnë gjithashtu të ketë negociata, që do ta zgjidhnin ngërçin. Diplomati i lartë i BE-së u shpreh duke iu referuar raportit të Këshillit të Evropës, se zgjedhjet janë test për integrimin e Shqipërisë. "Ju e dini fare mirë dhe konkluzionet e Këshillit Evropian, ishin që organizmi i zgjedhjeve do jetë test kyç për funksionimin e institucioneve demokratike në Shqipëri dhe po kështu është me rëndësi për rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Zgjedhjet do të jenë një test kyç për funksionimin e institucioneve demokratike në Shqipëri dhe po kështu është me rëndësi për rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian". BE do të angazhojë për zgjedhjet e 23 qershorit 32 vëzhgues afatshkurtër dhe 6 vëzhgues afatgjatë, që do t'i shtohen misionit ndërkombëtar prej më shumë se 400 monitoruesish të procesit.
The issue of recomposing the CEC, after downloading that followed the withdrawal of members nominated by the opposition in this institution remains blocked. EU Ambassador in Tirana, Ettore Sequi said after meeting with the head of ODIHR observer mission that the international community is not playing the mediator role between the parties and opposition sources close to the negotiations have also deny that would resolve impasse . EU top diplomat said the report referring to the Council of Europe, the elections are a test for Albania's integration. "You know very well and the conclusions of the European Council, the body was that the elections will be a crucial test for the functioning of democratic institutions in Albania, and so it is important for Albania's path to the European Union. The elections will be a crucial test for the functioning of democratic institutions in Albania, and so it is important for Albania's path to the European Union ". EU will commit to 23 June 32 election observers and six short-term observers, who will be added to the international mission of more than 400 monitoruesish the process.