Shkarkohet Njazi Kosovrasti - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 7

E majta merr shumicën ne këshillin bashkiak te Tiranës dhe shkarkon kryetarin demokrat Njazi Kosovrasti. Pavarësisht bojkotit te 24 këshilltarëve demokrate, me 31 votat e PS dhe LSI, mazhoranca ka vendosur ne krye te këshillit bashkiak Aldrin Dalipin, kryetarin e grupit te PS-se. Kreu i zgjedhur nga mazhoranca e re kërkoi bashkëpunimin e kryetarit Lulzim Basha. Por si rralle here mbledhja e këshillit bashkiak u parapri nga tensionet dhe përplasjet mes këshilltareve te majte dhe punonjësve te bashkisë. Rreth orës 11, kohe kur ishte lajmëruar zhvillimi i mbledhjes, punonjësit e bashkisë nuk kane lejuar median te hyje. Kjo gjë ka shkaktuar tensionim te situatës deri ne ndërhyrjen e këshilltarëve te majte për hapjen e derës dhe lejimin e medias ne ambientet e bashkisë. Por 31 anëtaret e majte nuk kane mundur te hyjnë ne sallën e këshillit bashkiak pasi te dyja dyert qe ne ojne ne këto ambiente ishin te mbyllura. Këshilltaret akuzuan kryetarin e bashkisë Lulzim Basha si autor te bllokimit dhe sekuestrimit te dokumentacionit dhe vulës. Pasi kryetari i bashkisë nuk i është përgjigjur kërkesës zyrtare te këshilltareve te majte për hapjen e sallës dhe dorëzimin e vulës, mbledhja dhe votimi është zhvilluar ne paradhomën e këshillit bashkiak. Duke e cilësuar çdo gjë ligjore dhe te rregullt, 31 këshilltaret e majte firmosen procesverbalin për shkarkimin e Njazi Kosovrastit dhe emërimin e Aldrin Dalipit. Por kryetari i bashkie Lulzim Basha edhe pse gjate gjithë kohës ka qene ne zyre, reagimin e tij e ka dhëne nëpërmjet zyrës se shtypit. Sipas njoftimit zyrtar Bashkia e Tiranës nuk njeh mbledhjen e sotme dhe as vendimet e dala prej saj. Ndërsa kryetari i shkarkuar nga te majtët Njazi Kosovrasti është shprehur se ka dijeni për zhvillimet e ndodhura. Ndërkohë bashkia e Tiranës deklaron se do te beje kallëzime penal ndaj këshilltareve qe sipas saj ushtruan dhune ne ambientet e bashkisë. Ndërsa mazhoranca e majte e këshillit bashkiak do ti drejtohet prefektit te Tiranës për te shprehur legjitimitetin e mbledhjes.

The left takes in most of Tirana council and mayor dismisses Democrat Kosovrasti Niazi. Despite a boycott by 24 Democrat councilors, with 31 votes SP and SMI, the majority has placed at the head of the municipal council Aldrin Dalipi, chairman of the SP group. Chosen by the majority leader of the new co-chairman asked Basha. But how rarely City Council meeting was preceded by tensions and clashes between the left and councilors of municipal employees. Around 11, when it was announced holding the meeting, municipal officials did not allow the media to enter. This situation has caused tension until the intervention of the advisors to the left to open the door and allow the media in the premises of the municipality. But 31 members of the left have been unable to enter the hall of the municipal council after both doors to the results with these facilities were closed. Councillors accused Mayor Basha as the author of seizures and seizure of docume...

Share This Video


Download

  
Report form