Kuvend, shkarkohet Ilirjan Muho - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 3

Në një situatë të tensionuar, shoqëruar nga shume debate dhe incidente, mazhoranca ka arritur te shkarkoje anëtarin e KQZ Ilirjan Muho,
duke siguruar votat nga ish-socialistet Kastriot Islami, Asllan Dogjani,e Gjovalin Kadelit, por edhe Dritan Prifti dhe dy deputetet e partisë çame, Shpëtim Idrizi Dhe Dashamir Tahiri. Kështu mazhoranca arriti të sigurojë 73 vota për këtë lëvizje, prove qe e kish kaluar pak dite me pare me votimin e ministrave të rinj. Vendimi i te larguarve nga grupi socialist për te votuar shkarkimin e Muhos, ka shkaktuar tension ne salle deri ne përplasje fizike mes Gazmir Bizhgës e Kastriot Islamit. Ne këtë pike ndërhyri Garda dhe zonja Topalli ndërpreu seancën. Shkarkimi i Muhos u parapri nga nje seance e gjatë debatesh dhe presioni diplomatik, per te mos e finalizuar këtë akt. Një takim urgjent u zhvillua në mbrëmje mes ambasadorit Arvizu dhe kryeministrit Berisha, ne zyrën e ketij te fundit, ndersa mbahej seance. Por biseda, duket se ndryshoi vetëm motivacionin e shkarkimit te Muhos. Edhe ne prezencën e diplomatit Arvizu, qe zuri vend ne llozhen e kuvendit, mazhoranca e zëvendësoi argumentin e balancimit politik ne KQZ me te shkuarën me precedentë te Muhos, që ne CV-në e tij te padeklaruar kishte edhe shkarkimin nga ish presidentin Moisiu, me propozim te Theodhori Sollakut kryeprokuror, për korrupsion në kohen kur ishte prokuror në Fier. Kryeministri Berisha u investua vete ne argumentimin e këtij shkarkimi, duke thene se me heret nuk kishte patur dijeni per pikat e erreta ne karrierën e Muhos. Pas pak minutash u votua rikthimi i Klement Zgurit ne KQZ, propozim i Partisë Republikane. Dhe menjëherë pas votimit, zoti Zguri u shfaq për te bere betimin. Përfundimi i seancës, u finalizua me mbledhjen afër mesnatës te byrosë se Kuvendit, qe përjashtoi për 3 jave nga parlamenti, deputetet Gazmir Bizhga, Ndrec Deda e Arben Cuko dhe për 2 jave Sajmir Tahirin.

Share This Video


Download

  
Report form