Rama: Berisha ne panik! - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

Vendimi i marre nga maxhoranca për te shkarkuar anëtarin e LSI-se ne Komisionin Qendror Zgjedhor, ka sjelle reagimin e ashpër te partive opozitare. Ne një koment ne rrjetin social Twitter, lideri i Partisë Socialiste Edi Rama ka thëne ne se asgjë nuk e shpëton pushtetin e partisë familjare te Saliut dhe se prekja e KQZ rrënon ende me shume institucionin e zgjedhjeve dhe imazhin e vendit. Kreu i PS thekson se prekja me dhune e KQZ-se tregon panikun ne te cilën ndodhet kryeministri ndërsa shton se ky është regjimi qe duhet shporrur me 23 qershor. I menjëhershëm ka qene edhe reagimi i LSI-se, qe e ka cilësuar si një cenim te standardeve te zgjedhjeve këtë vendim te Partisë Demokratike. Edhe PBDNJ e thekson se shkarkimi i Muhos është një kërcenim për situatën parazgjedhore. Sipas PDBNJ-se me te njëjtën logjike pas 23 qershorit, i bie te ndryshohen dhe kryetari e te gjithë anëtaret e KQZ-se ne varësi te balancave te reja politike

Share This Video


Download

  
Report form